Termat & Kushtet e Përdorimit

Lexoni me kujdes këto terma. Çdo përdorim i shërbimeve të Trik Travel nënkupton pranimin e plotë dhe të pakushtëzuar të tyre.

1. Kush jemi ne?

Trik Travel është agjenci udhëtimi që operon e regjistruar ne ARBK me seli në Kosovë. Platforma jonë ofron shërbime ekskluzive të ndërmjetësimit për shitjen e biletave të avionit dhe produkteve të lidhura me udhëtimet.

2. Rezervimi, Konfirmimi dhe Kthimi i Mjeteve

  • Rezervimi konsiderohet i përfunduar vetëm pasi të jetë ekzekutuar pagesa e plotë dhe të jenë dhënë të gjitha të dhënat e sakta të udhëtarit.
  • Në rast se për shkaqe teknike ose mungesë vendesh nga linja ajrore bileta nuk mund të konfirmohet, Trik Travel do të bëjë kthimin e plotë të mjeteve brenda **3 deri në 7 ditë pune**, varësisht nga procedurat e bankës suaj.

3. Përgjegjësia e Klientit (Udhëtarit)

  • Klienti mban përgjegjësi të plotë ligjore që emri, mbiemri dhe të dhënat e pasaportës të shkruhen **saktësisht** siç janë në dokumentet zyrtare. Çdo shpenzim për përmirësim gabimesh paguhet nga klienti.
  • Udhëtari ka përgjegjësinë ekskluzive të posedojë viza të vlefshme, pasaporta afatgjata dhe dokumente të tjera të nevojshme për hyrje në shtetet përkatëse. Trik Travel nuk mban përgjegjësi nëse ju refuzohet fluturimi apo hyrja në kufi.

4. Pagesat dhe Siguria Bankare

  • Të gjitha çmimet e shfaqura janë përfundimtare në momentin e blerjes. Kompanitë ajrore kanë të drejtë të ndryshojnë çmimet e vendeve të mbetura pa njoftim paraprak.
  • Trik Travel **nuk ruan, nuk përpunon dhe nuk ka qasje në të dhënat e kartelave bankare**. Transaksionet kryhen përmes platformave të sigurta dhe të enkriptuara të bankave tona partnere.

5. Kufizimi i Përgjegjësisë dhe Rreziku i Anulimit

  • Si ndërmjetës ligjor, Trik Travel nuk mban asnjë përgjegjësi financiare apo ligjore për anulimet, shtyrjet, grevat, vonesat ose ndryshimet e orareve nga ana e kompanive ajrore operative.
  • **Përgjegjësia e rrezikut në rast anulimi të fluturimit kalon tërësisht te klienti.** Udhëtari duhet të kërkojë rimbursimin apo dëmshpërblimin e tij **direkt nga kompania ajrore** që ekzekuton fluturimin. Ne do të ofrojmë asistencë dokumentare, por nuk bëjmë zhdëmtimin e humbjeve të shkaktuara nga linjat ajrore.

6. Politikat e Ndërlidhura

Për rregulla specifike rreth privatësisë dhe procesit të kthimit të mjeteve, ju lutemi vizitoni faqet tona zyrtare: Politika e Privatësisë dhe Politika e Rimbursimit.

7. Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve

Çdo keqkuptim apo mosmarrëveshje që nuk mund të zgjidhet me mirëkuptim dypalësh do t'i nënshtrohet ekskluzivisht juridiksionit të Gjykatës Competente në Prishtinë, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.

8. Kontakt zyrtar

📧 Email: [email protected]
📞 Telefoni: +383 48 227 556