Politika e Rimbursimit

Ju lutemi lexoni me kujdes rregullat e mëposhtme rreth dëmshpërblimeve dhe kthimit të mjeteve para çdo blerjeje ose rezervimi.

1. Moskonfirmimi i Biletës

  • Në raste të jashtëzakonshme, nëse pagesa është ekzekutuar plotësisht por bileta ose rezervimi nuk mund të konfirmohet (për shkak të mungesës së vendeve apo gabimeve teknike nga kompania ajrore), Trik Travel bën kthimin e plotë të mjeteve.
  • Kthimi i parave në xhirollacionin ose kartelën tuaj bankare bëhet brenda **3 deri në 7 ditë pune**, varësisht nga procedurat e bankës suaj emituese.

2. Anulimi i Fluturimeve dhe Përgjegjësia e Rrezikut

  • Trik Travel vepron vetëm si ndërmjetës (agjent) ligjor mes udhëtarit dhe kompanisë ajrore operative.
  • Në rast se kompania ajrore anuluon, shtyn apo ndryshon orarin e fluturimit, **përgjegjësia e rrezikut kalon plotësisht te klienti (udhëtari)**.
  • Klienti mban përgjegjësinë që të kërkojë rimbursimin apo dëmshpërblimin **direkt nga kompania ajrore** që operon fluturimin (sipas rregulloreve evropiane të aviacionit). Trik Travel do të ofrojë të gjithë asistencën dhe dokumentacionin e nevojshëm, por nuk mban përgjegjësi financiare për dështimet e palëve të treta.

3. Kur NUK ofrohet rimbursimi?

  • Për bileta të kategorisë “jo-rimbursuese” (Non-Refundable) sipas rregullave strikte të kompanisë ajrore.
  • Në raste të kërkesave pas datës së udhëtimit ose nëse udhëtari nuk paraqitet në aeroport (**No Show**).
  • Për shërbime shtesë (bagazhe, vende të rezervuara) që janë konfirmuar dhe procesuar me sukses.

4. Procedura e Kërkesës

  • Çdo kërkesë ose asistencë për rimbursim duhet të dërgohet me shkrim në email-in tonë zyrtar, duke bashkëngjitur kodin e rezervimit (PNR) dhe arsyen e anulimit.
  • Skuadra jonë e mbështetjes do t'ju përgjigjet dhe do t'ju udhëzojë brenda 7 ditëve pune.

5. Kontakt dhe Mbështetje

📧 Adresa: [email protected]
📞 Telefoni: +383 48 227 556